Raportet Kosovë-Shqipëri në pikë kritike?

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 21:05
Raportet Kosovë-Shqipëri në pikë kritike?

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, komentoi raportet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Një foto që qarkulloi nga një takim ndërkombëtarë në Selanik, e ku shiheshin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, u komentua nga shumë analistë si pasqyrë e krisjes së marrëdhënieve mes liderëve të të dy vendeve.

Mirëpo Durmishi  se thotë se raportet mes dy vendeve janë të mira.

“Nuk e shoh si kritike. Kjo ndoshta është stisje nga disa që nuk e di se ku po duan të arrijnë. Nuk ka probleme në marrëdhëniet mes dy vende, në rolin e ambasadorit këtu nuk shoh asgjë kritike”, tha Durmishi.

(Kosova Sot Online)