
Rama “proserb” në postimin e Besnik Bislimit, Latifi: Kjo nuk është e rastësishme

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar foton e shpërndarë nga zv.kryeministri Besnik Bislimi ku kryeministri Edi Rama etiketohet si “pro-serb”. Latifi thotë se kjo nuk ka qenë e rastësishme.
Latifi shton se asnjë shqiptar nuk ka mundur të ndihet mirë me atë foto.
“Ajo shpërndarje e atij statusi nuk është e rëndësishme por reflekton një disponim që qëndron brenda qeverisë aktuale në raport me Ramën dhe qeverinë që ai drejton. Në këtë kontekst e shoh edhe fotografinë e Selanikut që e postoi zv.kryeministri. Unë shoh një sjellje infantile të presidences dhe shpreh një kulturë të retushuar. Këto lojëra me fotografi nuk i bëjnë nder presidentes së Kosovës dhe askujt në Kosovë. Kjo distancë dhe anomizitet është i turpshëm. Këta nuk janë armiqë. Janë përfaqësues të dy shteteve dhe i takojnë një kombi. Një etnie. Kjo fotografi i ka bërë të ndihen keq shumë shqiptarë. Uroj që të mos përsëritet asnjëherë”, tha ai
Gjithsesi Latifi nuk pajtohet me mendimin se politikanët shqiptarë të Shqipërisë nuk e kanë përkrahur Kosovën. Ai shton se as lufta e UÇK-së nuk ka mundur të ndodhte po të mos ishte Shqipëria.
“Megjithatë po brenda politikës shqiptare ka ekzistuar vazhdimisht një linjë që e ka afirmuar përkrahjen e Kosovës. Kemi figura nga më të ndryshmet. Shumica e atyre që e kanë përbërë Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës kanë qenë nga Shqipëria. Edhe Zogu pastaj ndërron mendim, sikur Enver Hoxha që në fillim ishte nën tutelën e Titos. Në vitet 90 asnjë plumb nuk kishim mundur ta shkrepim në Kosovë pa e pasur Shqipërinë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)