Ramabaja: Ja pse Kurti e “spostoi” bashkimin kombëtar

  • A.P /
  • 13 June 2022 - 21:59
Ramabaja: Ja pse Kurti e “spostoi” bashkimin kombëtar

Sadri Ramabaja ka dhënë disa arsye se pse sipas tijm kryeministri Albin Kurti e ka ‘spostuar’ bashkimin kombëtar.

Ramabaja tha se është e kuptueshme që Kurti e ka spostuar bashkimin kombëtar pasi e ka marrë pushtetin në kohën kur shteti ka qenë i kapur.

Ai tha që bashkimi kombëtar duhej të spostohej deri në një periudhë derisa të funksionalizohet shteti.

“Thuhet se e ka lënë flamurin e bashkimit te dera është sikur të thuhet se papa nuk është katolik. Befasia më e madhe është se vjen prej një filozofu i politikës. Bazamenti i filozofisë politike të VV-0së është t e idologjia e Hasan Prishtinës dhe Ukshin Hotit. Nëse ka heq dorë papa prej katolicizimi heq dorë VV-ja prej bashkimit.

Është e vetëkuptueshme që në këto rrethana që e ka marrë shtetin e kapur VV—ja, sigurisht që bashkimi duhet të spostohet në një periudhë derisa të funksionalizohet shteti, sepse ne po e shohim që ska pas mundësi”, tha Ramabaja.

(Kosova Sot Online)