Zyra Kombëtare e Auditimitjep “Opinion të pamodifikuar” për Pasqyrat Vjetore Financiare të AKP-së për vitin fiskal 2021

  • G.G /
  • 13 June 2022 - 16:35
Zyra Kombëtare e Auditimitjep “Opinion të pamodifikuar” për Pasqyrat Vjetore Financiare të AKP-së për vitin fiskal 2021

13 qershor 2022

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Zyra Kombëtare e Auditimitjep “Opinion të pamodifikuar” për Pasqyrat Vjetore Financiare të AKP-së për vitin fiskal 2021

Prishtinë –Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA), ka përfunduar auditimin e pasqyrave financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2021, në përputhje me Ligjin për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).

ZKA ka audituar nëse proceset dhe transaksionet përcjellëse janë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare.

Sipas konkluzionit të ZKA, transaksionet e kryera në procesin e ekzekutimit të buxhetit të AKP kanë qenë, në të gjitha aspektet materiale, në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare.

ZKA nëraportkadhënë 3 rekomandimepëradresim(2 tëreja e 1 e vjetër), ndërsapërvitin 2020 nga 5 rekomandimetëdhënanga ZKA, 4 janëzbatuarnëtërësinga AKP, 1 nukështëzbatuar (e-pasuria) porqënukështënëkompetencën e AKP-së.

Sipas opinionit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Pasqyrat Financiare Vjetore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2021.

Ndaj, marrë parasysh konkluzionet dhe proces nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë OPINION të PAMODIFIKUAR për pasqyrat financiare vjetore të AKP-së për vitin fiskal 2021.

Raportin e plotë mund ta gjeni në shtegun si më poshtë.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,115

https://zka-rks.org/wp-content/uploads/2022/06/RaportiAuditimit_AKP_2021_Shqip.pdf

(Kosova Sot Online)