Aksident trafiku te Katedralja në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

  • A.P /
  • 14 June 2022 - 19:51
Aksident trafiku te Katedralja në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku po raportohet të ketë ndodhur të Katedraleja në Prishtinë.

Lexues kanë dërguar fotografi nga aksidenti, ndërsa aty është parë edhe autoambulanca.

Dyshohet se ka të lënduar, mirëpo ende nuk dihet se sa persona janë lënduar nga ky aksident.

Sipas lexuesit, rruga që çon tek Ulpiana është e bllokuar si pasojë e aksidentit.

Media ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

(Kosova Sot Online)