Berisha: Ja pse Rama shkoi në Ukrainë

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 15:46
Berisha: Ja pse Rama shkoi në Ukrainë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Ukrainë.

Berisha shkruan se Rama është shoqëruar në Ukrainë nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja Elisa Spiropali dhe se është përjashtuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe i ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ai shkruan se nëse shkonin edhe ministrat e lartëpërmendur presidenti ukrainës Zelensky do të ngrite sipas tij çështjen e qëndrumit të dyfishtë të Shqipërisë ndaj agresioniut rus.

Postimi i plotë i Berishës:

Pse Rama perjashtoi nga udhetimi ne Ukraine Peleshin e mbrojtjes dhe Xhaçken e te jashtmes!

Te dashur miq,

Rama shkoi ne Ukraine i shoqeruar vetem nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skederbuçit.

Nga udhetimi u perjashtuan ministri i mbrojtjes Peleshi dhe e jashtmia Xhaçka. Udhetimi i ketyre te fundit u refuzua nga vete Rama. Kjo, sepse ai e dinte se ne bisedime Presidenti  Zelenski do ti ngrinte Rames çeshtjen e qendrimit te tij te dyfishte ndaj agresionit rus kunder Ukraines.

Dihet se Shqiperia nga njera ane ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukraines dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusise, por nga ana tjeter, Edi Rama pranon turistet rus vrases, perdhunues dhe pengmarres ne luften ne Ukraine, te cilet vijne nga Beogradi ne Shqiperi per pushime dhe energji te reja per tu kthyer me pas ne front dhe vazhduar genocidin e krimet kunder njerezimit, kunder qytetareve te Ukraines.

Perveç kesaj, Rama, ne shkelje te sanksioneve, ka lejuar ankorime misterioze te anijeve ruse ne portet tona. Keto bisedime nuk mund ti degjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer ne Shqiperi, gojet e tyre qe nuk mbyllen kurre, do te zbardhnin çdo gje.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe politiken dy-fytyreshe te Edi Rames ndaj Ukraines dhe kerkoj qe kjo politike te marre fund menjehere. sb


(Kosova Sot Online)