Kryediplomati turk do të vijë në Kosovë

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 16:41
Kryediplomati turk do të vijë në Kosovë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, do të vizitojë Kosovën, Serbinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën nga 15 qershori deri më 19.

Gjatë kësaj vizite ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale.

Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve, si dhe do të takojë përfaqësuesit e turqve, shkruan TRT Haber

Ndërkaq, më 16 qershor ai planifikon të marrë pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takojë përfaqësuesit e komunitetit turk të këtij shteti.

(Kosova Sot Online)