Rikthehen reshjet e shiut dhe bubullimat
Mbetet ngrohtë e me diell edhe të enjten. Të premten mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në fundjavë sërish kthjellime, ditën e shtunë freskët.
15.06.2022 – Pas motit më të ngrohtë e kryesisht me diell, që do të mbajë edhe ditën e enjte, të premten kalimi i një frontit të ftohtë sërish sjell kushte për rrebeshe shiu e bubullima, por vetëm shkurtimisht.
Në fundjavë, të shtunën do mbajë mot i freskët e pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela vransirat shpërndahen, e do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa në fillim të javës së ardhshme mund të mbajë edhe mot më i nxehtë.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në vlera shumë të larta ditëve me më shumë kthjellime, prandaj edhe rekomandohet që t’i ikim ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.
16.06 – Shumë ngrohtë. Kryesisht me diell.
17.06 – Fillimisht mbetet ngrohtë dhe me diell. Pasdite vransirat shtohen e priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
18.06 – Pjesërisht vranët e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu orëve të pasdites.
19.06 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet pasi që kapin vlera deri në 27 e 28C ditën e enjte, zbresin në 22C e 23C ditën e shtunë, mirëpo duke shënuar rritje në 29c e 30C në fillim të javës së ardhshme.
Do të fryj erë kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s.
Shtypja atmosferike më e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies.
(Kosova Sot Online)
