
Pas njoftimit të Policisë për protestën e veteranëve, shihen autoblinda nëpër rrugët e Prishtinës

Pas njoftimit që ka lëshuar Policia e Kosovës lidhur me mbarëvajtjen e protestës së nesërme të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së, autoblinda të Policisë janë parë në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë.
Nga pamjet shihet se Policia e Kosovës është duke u përgatitur për protestën e nesërme.
Po ashtu, përmes një komunikatë për media Policia ka bërë të ditur se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.
(Kosova Sot Online)