
Kabineti 'multimilionësh' i drejtuar nga Albin Kurti

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk qëndron keq me pasuri, raporton Gazeta Blic.
Bazuar në formularin e deklarimit të pasurisë nga kabneti qeveritar, pasuria e tyre është disa milionëshe.
Në përllogaritjen që i ka bërë Gazeta Blic të pasurisë së paluajtshme, të luajtshme, dhe para të gatshme të deklaruar nga kabineti qeveritar, gjegjësisht nga 13 anëtarë, pasuria e tyre del të jetë mbi 8 milionë euro, më saktësisht 8,455,427.
Megjithatë, këtu nuk janë të përfshirë një pjesë e anëtarëve të kabinetit, gjegjësisht pesë prej tyre për shkak të problemeve teknike të faqes së Agjencisë Kundër Korrupsion.
Pasuria e Albin Kurtit
Më së paku që ka deklaruar pasuri nga kabineti qeveritar, është kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai pasuri të tij ka deklaruar vetëm 400 euro në bankë, derisa bashkëshortja e tij nuk qëndron keq. Ajo ka deklaruar një shtëpi në vlerë 400 mijë euro dhe 23 mijë euro para të gatshme.
Ndërkohë, si detyrime financiare Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë kredi në Oslo, të marra për 25 vjet.
Kurti i ka deklaruar si të hyra vjetore afër 13 mijë euro, e të gruas afër 40 mijë.
Në total Kurti ka 467.400 mijë euro.
Pasuria e Emilija Redžepi
E dyta e Qeverisë Kurti, Emilija Redžepi nuk qëndron keq me pasuri. Ajo ka deklaruar pasuri në total 485 mijë euro.
Redžepi ka deklaruar shtëpi në vlerë 250 mijë euro, lokal në vlerë 150 mijë euro, truall në vlerë 70 mijë euro, dhe një veturë në vlerë 15 mijë euro.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi
Ai së bashku me bashkëshortën kanë të ardhura vjetore rreth 80 mijë euro.
Ai si zëvendëskryeministër merr pagë vjetore 18 mijë e 788 dhe mëditja 3 mijë e 700 euro.
Ndërsa për punën si profesor asistent në Universitetin Amerikan në Kosovë, merr 29 mijë e 533.
Bashkëshortja e tij merr pagë vjetore në AUK 28 mijë euro.
Në total Besnik Bislimi ka të ardhura vjetore rreth 80 mijë euro.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla- Schwarz
Ajo në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) ka deklaruar se ka para të gatshme në një bankë në Gjermani në vlerë prej 5,278 euro, kurse në një bankë në Kosovë ka 1,292 para të gatshme.
Gërvalla- Schwarz ka dekalruar pagën mujore që merr nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 1,228.22 euro, kurse nga mëditjet Gërvalla- Schwarz merr 7,770.08 euro.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se të ardhurat në Gjermani nga institucionet gjyqësore kapin vlerën 34,664.92.
Gjithashtu kryediplomatja ka deklaruar edhe 700 euro dhurata nga mysafirët ndërkombëtarë.
Gërvalla ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë 100 mijë euro, tokë bujqësore dhe tokë pyjore ndërsa është pronare e vetme në kompaninë Albingua UG, themeluar në gusht 2020 me kapital fillestar 500 euro, qarkullimi i të cilës që nga themelimi e deri më 31.12.2021, ka qenë 0 euro.
Në total Gërvalla- Schwarz ka 151,432.
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi
Në deklarimin e tij të pasurisë për këtë vit në Agjencinë Anti-Korrupsion, ka deklaruar edhe shtëpi në vlerë prej 1,5 milion euro.
Përveç kësaj, ministri Latifi posedon shtëpi pushimi, të marrë në posedim që nga 2020-a, që i kushton 600 mijë euro.
Me një shtëpi tjetër pushimi, një banesë dhe një tokë, totali i pronave të paluajtëshme Latifit i shkon në gati tre milionë euro.
Ai, po ashtu, ka të deklaruara para të gatshme prej 100 mijë dollarë në ‘Bank of America’, si dhe kredi 1 milion euro.
Po ashtu, Latifi posedon edhe katër vetura, që në total kanë vlerën e 138 mijë eurove.Tek informacionet shtesë në deklarim të pasurisë, ministri Latifi ka bërë të ditur se posedon 215 ari në Graqanicë, me vlerë prej 1.5 milion eurove.
Në total Rifat Latifi ka 3,833,979
Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Armend Mehaj
Ai posedon një shtëpi në vlerë prej 500 mijë eurove dhe 75 mijë euro kursime në xhirollogaritë e tij bankare.
Udhëheqësi i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili erdhi nga Norvegjia për të shërbyer si ministër në Kosovë, ka deklaruar se posedon aksione në bankën Nordnett në Norvegji, bazuar në formularin e pasurisë të plotësuar pranë Agjencisë Kundër Korrupsion.
Mehaj, ka deklaruar se paga e tij vjetore vlen rreth 13 mijë euro, ndërkaq paga vjetore e bashkëshortes së tij arrin vlerën e 28 mijë eurove. Sipas deklarimit të pasurisë, bashkëshortja e ministrit Mehaj punon në SpareBank, një institucion bankar në Norvegji.
Ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se nuk posedon asnjë veturë në emër të rij, përveç një veture elektrike Citroen, në emër të bashkëshortes së tij.
Në total Armend Mehaj ka 616,000
Liburn Aliu- Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Para të gatshme, ministri ka deklaruar se i ka 88 euro e 28 centë në një bankë, dhe 5 euro në një bankë tjetër.
Në deklarimin e dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në mars të këtij viti, te detyrimet, Aliu i ka deklaruar dy banesat e tij.
Për njërën banesë, që është 111.7 metra katrorë bashkë me tarracë, ministri ka deklaruar se i ka borxh 23 mijë euro. Ndërsa, për tjetrën, që është e madhësisë pothuajse të njëjtë, ka deklaruar se i ka borxh 58 mijë euro.
Megjithatë, ai nuk ka deklaruar vlerën e sakt të dy banesave, në një nga lagjet më luksove në Kosovë- Marigona Hill.
Të hyrat për këtë vit, që ministri i ka deklaruar janë pagat që i ka marrë në Kuvend, si ligjërues në Kolegjin “UBT” dhe si ministër. I ka deklaruar edhe mëditjet në Ministri, të cilat i ka marrë në ‘cash’.
Paga në kuvend 5.682.31, paga në kolegjin UBT 2,040, paga MMPHI 12, 897,91, mëditja MMPHI 1,609,57
Në total Liburn Aliu ka 22,321.
Elbert Krasniqi- Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal
Pasuri e Palujtshme, shtëpi që është 250.00 m2 në vlerë prej 85,000.00. Një tokë 25.00 Ari 50,000.00 dhe një tokë 1.00 Hektare prej 90,000.00, të cilat i ka cilësuar si pronësi të përbashkët.
Pasuri e Luajtshme Veturë nga kursimet, vlera 5,000.00, të cilën thotë se është në pronësi të prindit.
Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ministri ka deklaruar se i ka 24,848.17 ProCredit Bank, ndërsa të bashkëshortes TEB 14,900.00
Paga në ministri 1,225.00 neto. Bashkëshortja paga në AKP 1,003.00 neto. Prindi pensioni në Gjermani dhe RKS 600.00 neto, prindi tjetër, Pensioni Gjermani dhe RKS 260.00 neto.
Në total Elbert Krasniqi ka 272,836.
Albulena Haxhiu-Ministre e Ministrisë së Drejtësisë
Pasuri të palujtshme ka deklaruar, Banesë me sipërfaqe 82.00 m2 në vlerë prej 60,000.00, po ashtu tokë 6.00 ari, në vlerë prej 15,000.00, për të cilat thotë se janë pronësi e bashkëshortit.
Pasuri e Luajtshme Veturë Seat Leon 9,700.00 të cilën e ka deklaruat të përbashkët. Të hyra vjetore, Paga në MD 11,387.00 neto, Paga në LVV 4,200.00 Neto. Meditje shtesa MD/MF 685.00 neto. Sipas deklarimit të pasurisë, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, merr kompensim për seanca nga Kuvendi Komunal 2,575.00 neto. Detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik, 1,700.00 euro dhe 26,000.00 euro të cilat i ka cilësuar si nevoja familjare.
Në total Albulena Haxhiu ka 103,547
Artane Rizvanolli-Ministre e Ministrisë së Ekonomisë
Pasuri e paluajtshme Banesë 91.80 m2, dhuratë nga prindërit, në vlerë prej 75,000.00. Pasuri e Luajtshme Veturë Renault Kadjar 18,000.00 euro.
Para të gatshme të mbajtura në Institucione financiare PCB – llogari rrjedhëse Kosovë 10,271.00 €, PCB- llogari e kursimit Kosovë 90,000.00 €, PCB – depozita me afat Kosovë 100,000.00 €, PCB – llogari rrjedhëse Kosovë 11,847.00 €, Natwest Mbretëri e Bashkuar 1,670.00 £
Kurse të hyra vjetore ka deklaruar, pagën e mësimdhënies në Kolegjin Riinvest 5,627.40 euro. Kurse mëditje – konsulenca GIZ Prishtinë 4,500.00 euro.
Mëditje – pjesëmarrje në Bordin Mbikëqyrës PCB Prishtinë 1,000.00 euro. Të hyra nga interesinë kursime PCB Prishtinë 1,512.02 euro.
Ndërsa pagën si Ministre e Ekonomisë 10,760.00 euro. Meditje nga Ministria e Ekonomisë Cash 286.20 euro. Kurse të bashkëshortit, ka deklaruar pagë – mësimdhënie Kolegji UBT Prishtinë 7,768.20 neto.
Në total Artane Rizvanolli ka 338,241
Xhelal Sveçla-Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bazuar në deklarimin e pasurisë që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion del të jetë milioner.
Ai ka një shtëpi 300 metra katrorë vlerën e së cilës e ka llogaritur mbi gjysmë milioni euro.
Përveç kësaj, ai ka raportuar në AAK, se ka një lokal afarist 200 metra katrorë, vlera e të cilit në treg është hiq më pak se 650 mijë euro.
Aksionar në një ordinancë stomatologjike dikun 100 për qind e dikun 50 për qind të aksioneve.
Sveçla ka thënë e ka një veturë në vlerë prej 3 mijë e 600 eurove.
Pagën vjetore, ministri i Punëve të Brendshme thotë se e merr në shumën prej afër 16 mijë eurove.
Para cash ka në disa banka, në njërën 1.466 euro, ndërsa në një tjetër 708 euro.
Në total Xhelal Sveçla ka 1.35 milionë.
Fikrim Damka- Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal
Si pasuri të paluajtshme ka deklaruar shtëpi 30.00 m2, vlera 35,000.00, për të cilen thotë se është në pronosinë e bashkëshortes dhe shtëpi tjetër 158.00 m2 në vlerë 150,000.00 euro. Të dy këto shtëpi thotë se e kanë prejardhjen nga prindi.
Para të gatshme të mbajtura në Institucione financiare NLB 26,000.00 euro, NLB (Kursime) 2,500.00 euro. Detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik NLB – Kredi Ndërtim i shtëpisë 50,000.00 euro.
Kurse të hyra vjetore paga nga buxheti i Kosovës NLB 15,881.00 dhe mëditje nga Buxheti i Kosovës Prishtinë NLB 290.00 euro.
Në total Fikrim Damka ka 229, 671
Goran Rakiq ministër për kthim dhe Komunitete
Ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsion e ku ka thënë se ka tri banesa, tokë, paga veturë e gjithçka tjetër.
Rrakiq ka tri banesa njëra 58 metra katrorë e që vlerën ai ka vënë 30 mijë euro.
Banesa tjetër e tij është 75 metra katrorë e që kushton 40 mijë euro.
25 mijë euro i bënë një banesë tjetër ministrit të Kthimit dhe Komuniteteve e që është 38 metra katrorë.
Tokë prej 9.5 ari ka Goran Rakiq vlera e të cilit arrin në 350 mijë euro.
Ky ministër i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se ka një veturë e cila kushton 10 mijë euro.
Përveç pagës që merr si ministër për kthim dhe Komunitete Rakiq i ka deklaruar para të gatshme 50 mijë euro në një bankë në Beograd.
Ai merr edhe dy paga tjera nga strukturat paralele në Veri të Kosovës.
Njërën si profesor në shkollën e lartë të ekonomisë dhe tjetrën nga ndërmarrja publike “Standard” po ashtu në veri.
Në total Goran Rokiq ka 505,000
Derisa për Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Faton Peci dhe Rozeta Hajdari, faqja në AKK nuk ka pasur qasje.
(Kosova Sot Online)