Fauci del pozitiv me Covid-19

  • A.P /
  • 15 June 2022 - 22:03
Fauci del pozitiv me Covid-19

Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas Institutit, 81-vjeçari ka simptoma të lehta dhe do të vijojë të punojë nga shtëpia, derisa të dalë negativ në testet e radhës.

Njoftohet se Fauci nuk ka pasur kontakte të afërta me Presidentin Joe Biden apo zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kohët e fundit.

(Kosova Sot Online)