Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 22:42
Zyra e BE-së reagon për protestën e veteranëve

Zyra e BE-së në Prishtinë ka reaguar për protestën që aktualisht është duke u mbajtur para Kuvendit të Kosovës nga veteranët e UÇK-së.

Nga Zyra e BE-së thonë se e drejta e tubimit paqësor garantohet me ligj dhe se duke njohur të drejtën për protestë kanë bërë thirrje që protestuesit të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit.

“E drejta për tubim paqësor garantohet me ligjin e Kosovës dhe atë ndërkombëtar. Derisa e respektojmë të drejtën për protestë, ne u bëjmë thirrje protestuesve në Kosovë sot që të përmbahen nga çfarëdo akti të dhunës dhe të bashkëpunojnë me Policinë për ta ruajtur rendin publik derisa ngrisin zërin”.

(Kosova Sot Online)