Molliqaj thotë se arrestimi ishte ndër më brutalet ndonjëherë

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 22:19
Molliqaj thotë se arrestimi ishte ndër më brutalet ndonjëherë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë pamjet e arrestimit të tij dhe dy aktivistëve tjerë të PSD-së sot. Ai ka thënë se dhuna policore që u përdor ishte ndër më brutalet ndonjëherë.

“Dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë.”, shkruan ai.

Ai vë në pikëpyetje arsyen e arrestimit të tij dhe thotë se cili ishte qëllimi, kur u liruan vetëm dy orë më pas.

“E për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi”, shkruan ai.

Në fund, Molliqaj thotë se pushteti po i shfaq kthetrat autoritare dhe po shtyp grupet e margjinalizuara.

“Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!”, përfundon Molliqaj. 

(Kosova Sot Online)