Kamberi edhe një mundësi për t’u bërë deputet

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 17:05
Kamberi edhe një mundësi për t’u bërë deputet

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt, dhe kjo do të jetë edhe një mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.

Se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë Kamberi në një përgjigje

“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamber shkurt.

Kandidatit për deputet, Shaip Kamberit, i nevojiten gjithsej 610 vota për të hyrë në Kuvendin e Serbisë.

Në votimin e fundit Kamberi nuk kishte arritur që të bëhej deputet për pak vota.


(Kosova Sot Online)