Gjyqtarët “në betejë” me presidentin
Gjyqtarët në Tunizi e kanë zgjatur grevën e tyre kombëtare në shenjë kundërshtimi ndaj presidentit Kais Saied i cili sipas gjyqtarëve është duke ndërhyrë në drejtësi.
Presidenti tunizian ka forcuar kontrollin e pushtetit të tij, duke ndërhyrë edhe në gjyqësi.
Saied shkarkoi 57 gjyqtarë më 1 qershor, duke i akuzuar për korrupsion dhe mbrojtje të “terroristëve” – akuza që Shoqata e Gjyqtarëve Tunizianë i ka cilësuar si kryesisht të motivuara politikisht.
Gjyqtarët pezulluan punën e tyre në gjykata më 4 qershor dhe thanë se vendimet e presidentit ishin krijuar për të kontrolluar gjyqësorin dhe për ta përdorur atë kundër kundërshtarëve të tij politikë.
“Gjyqtarët vendosën unanimisht të zgjasin grevën për një javë të tretë … për të mbajtur një ditë zemërimi në të cilën gjyqtarët do të protestojnë në rrugë me uniformat e tyre,” tha Mourad Massoudi, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve të Rinj, për agjencinë e lajmeve Reuters
Ai tha se anëtarët e gjyqtarëve kishin vendosur të bëjnë një grevë urie kundër vendimit për shkarkimin e tyre. Një tjetër gjykatës, Hamadi Rahmani, konfirmoi se katër sindikata të gjyqtarëve bënë thirrje për grevë pas shkarkimeve masive më 1 qershor.
(Kosova Sot Online)
