Turqia i kërkon bashkëpunim Kurtit

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 14:42
Turqia i kërkon bashkëpunim Kurtit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu ka njoftuar në Twitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Cavusoglu thotë se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunimi,.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.

Takimi i Cavusoglut me Kurtin u mbajt në orën 11:50 në ndërtesën e Qeverisë, ndërsa Zyra e Kryeministrit deri tash nuk ka njoftuar ende për këtë.

(Kosova Sot Online)