Qeveria tregon me video se si e pritën kryediplomatin turk

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 15:53
Qeveria tregon me video se si e pritën kryediplomatin turk

Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes për takimin e kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Ekzekutivit në Facebook.

Kurti shihet i buzëqeshur teksa e pret te dera e Qeverisë së Kosovës kryediplomatin e Turqisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar nga Qeveria.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu paraprakisht njoftoi në Twitter për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Cavusoglu tha se diskutoi me Kurtin se si të përmirësohet bashkëpunim.

“Diskutuam modalitetet për ta avancuar bashkëpunimin tonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Theksova kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s”, shkroi kryediplomati turk.

(Kosova Sot Online)