Anulohen dy fluturime nga Prishtina

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 17:48
Anulohen dy fluturime nga Prishtina

Një fluturim i linjës Prishtinë- Basel i paraparë për orën 18:40 është anuluar.

Dhjetëra udhëtarë po presin në Aeroportin “Adem Jashari” e të cilët planifikon të udhëtonin sonte për Basel.

Sipas të dhënave të faqen zyrtare të Aeroportit të Prishtinës merret vesh se ky fluturim është anuluar.

Gjithashtu, për sot është anuluar edhe një fluturim për në Bruksel, i paraparë në orën 22:10.


(Kosova Sot Online)