Mike Pence viziton të enjten shtetin

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 18:18
Mike Pence viziton të enjten shtetin

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë Shqipërinë këtë të enjte, 23 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Paraprakisht mësohet se ai do të ketë takime me krerët më të lartë të politikës.

Kjo është vizitia e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.

(Kosova Sot Online)