PDK mban konferencë për media pas dështimit të seancës për Trustin

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 16:12
PDK mban konferencë për media pas dështimit të seancës për Trustin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të mbajë sot konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës, me fillim prej orës 16:15.

Kështu ka njoftuar PDK përmes një komunikate për media.

Arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur, mirëpo sot është shtyrë seanca për Trustin për nesër nga ora 10:00.

(Kosova Sot Online)