Si u sulmua me eksploziv ‘elektrokosmet’ në veri?

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 22:33
Si u sulmua me eksploziv ‘elektrokosmet’ në veri?

Dëmet që shkaktoi shpërthimi i një mjeti eksploziv mund të shihen qysh në rrethojat e objektit.

Edhe rrezja e shpërthimit ishte mjaft e gjatë.

Pasi si pasojë e kësaj u dëmtuan edhe kabllot e rrymës këtu në objektin e distribucionit të energjisë më veri të Mitrovicës.

Punëtorët e këtij rrjeti, rrëfejnë këtë moment qe trazoi tërë lagjen në mbrëmjen e së enjtes.

Prapa këtij shpërthimi dyshohet se qëndron një grup kriminal që operon në veri.

Dëme pësuan disa prej tyre, e që në këtë gjendje, ajo më pas u shfrytëzua nga punëtorët.

Për këtë rast, dëgjuan edhe njësitet e KFOR-it, të cilët në mëngjes bën edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Megjithatë me zbardhjen e këtij rasti po merren njësitet policore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa kamera që objektivin e kanë të drejtuar nga ana ku edhe ka ndodhur sulmi.

Këto pamje tani i posedon edhe Policia e Kosovës, por qe identifikimi i të dyshuarve është i vështirë.

Ky sulm ka ndodhur dy ditë pas arritjes së marrëveshjes për faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

(Kosova Sot Online)