
Lexoni edhe:
Ministria publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme
Konferenca e paraapelit për rastin kundër ish-krerëve të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, do të mbahet më 5 korrik, ka bërë të ditur Specialja të hënën.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u dënuan nga Specialja me nga katër vjet e gjysmë burgim, pasi u gjetën fajtorë për disa pika të akuzës.
Ministria publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshmeLexoni edhe:
Ata janë të parët që janë dënuar në shkallë të parë dhe ndër të parët që ishin arrestuar nga kjo gjykatë me seli në Hagë.
Gucati dhe Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020.
Me kërkesë të mbrojtjes së Haradinajt, Dhoma e Apelit urdhëroi që të gjitha ankesat kundër aktgjykimit të shkallës së parë të parashtrohen deri më 17 qershor.
(Kosova Sot Online)