Rreth 8900 raste të raportuar përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”
Policia e Kosovës thotë se po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore.
Për të lehtësuar bashkëpunimin, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës kohë më parë është lansuar platforma digjitale “LAJMËRO POLICINË”
“Ky aplikacion/platformë siç është bërë e ditur mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.
Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)
