A po e kryen punën si duhet Lajçaku!
Ka pak më shumë se 2 vjet që kur Miroslav Lajçak është ngarkuar me detyrën e përfaqësuesit special të BE’së për bisedimet Kosovë -Serbi dhe emisarit për Ballkanin. Prej atëherë ka udhëtuar shpesh në kryeqytetet e rajonit. Ndaj ish -ministrit të jashtëm sllovak, që ka mbajtur poste edhe në OKB, nuk kanë munguar as kritikat. Duke parë që mes Kosovës e Serbisë nuk ka përparim, analistë që i përcjellin negocitatat, nuk përtuan të thonë se ai “punon për një rrogë” apo “nuk është profil i duhur” për rastin e Kosovës e Serbisë. Para 10 ditësh, kur “i dhezi” me Bislimin e Petkoviqin për energjinë, aranzhoi një udhëtim 6 ditësh në Kosovë – Serbi. Pa e përfunduar atë “iu rrënua” suksesi. Në Serbi e gjeti vendimi i Kurtit për targat e letërnjoftimet, që e tërboi Vuçiqin. Rreth kësaj, sllovaku komentoi me zhgënjim,“ Erdha këtu ta përgatis takimin e radhës së liderëve, tash duhet ta zgjidhim këtë situatë”.
Është dashur ndërhyrja e Kancelarit gjerman Scholz javë më parë për t’ia bërë të mundur ndërmjetësuesit Miroslav Lajcak, t’i bëjë bashkë Kurtin dhe Vuçiqin, në një darkë në villën Borsig, në periferi të Berlinit. Dy kundërshtarët s’ishin takuar për gati një vit.
Në pjesën e parë të 2022-ës, negociatori sllovak ka qëndruar 3 herë në Kosovë e Serbi, por pa sukses që Kurtin e Vuçiqin t’i sjellë në tavolinën e negociatave. Pas suksesit që ia “dhuruan” Kosova e Serbia rreth 10 ditë më parë me një marrëveshje për energjinë, që e priti mirë bashkësia ndërkombëtare, Lajcak e provoi edhe një herë se sa të vështirë e ka punën.
Nga Beogradi, ai vetë e bëri me dije se iu ndërlikua puna ndërmjetësuese edhe më tej me vendimin e qeverisë së Kosovës, sepse ia ndërroi “temat dhe planet”.
Për diplomatin sllovak po del të jetë “Mission Impossible”, ulja e Kurtit e Vuçiqit përballë njëri-tjetrit.
Në shkurt, Lajcak udhëtoi drejt Kosovës, me qëllimin që t’i bindë Kurtin e Vuçiqin të takohen. Me veti mori edhe një përforcim, të dërguarin e Departamentit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar. Ky udhëtim rezultoi pa sukses që t’i bëjë bashkë dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, njëjtë sikur udhëtimi i Lajçak një muaj më vonë, në fillim të marsit.
Pasi e shënoi suksesin në nivel të kryenegociatorëve, kur arriti që të ndërmjetësojë dakordimin mes Bislimit e Petkoviqit që të zbatohet Marrëveshja për Energjinë, u nisë për të siguruar diçka më të madhe.
Lajcak po synonte një takim në nivel të “elefantëve”, por sërish pa rezultat.
Dje pasi përfundoi vizitën tre ditore në Kosovë, por ende pa arritur mirë në Beograd, kryeministri Albin Kurti morri vendim që të zbatojë reciprocitet sa i përket targave dhe dokumenteve të Serbisë.
Ky vendim e mllefosi presidentin Vuçiq, i cili tha se “dialogu duhet të harrohet pas vendimit të fundit të Kosovës”.
Emisari i BE-së, sot nga Beogradi deklaroi se vendimi i djeshëm i Kurtit ia ndërroi “temat dhe planet” e vizitës së tij në Kosovë e Serbi.
“Ne patëm një bisedë serioze mbrëmë për situatën dhe natyrisht duhet të shikojmë për zgjidhje përmes dialogut dhe jo konfrontimit. Erdha në rajon për të përgatitur për takimin e ardhshëm të liderëve dhe për biseduar për progresin në normalizimin e marrëdhënieve, tani duhet ta zgjidhim situatën e krijuar. S’duhet të lejojmë të ketë krizë”, tha ai para gazetarëve në kryeqytetin e Serbisë.
Synimi i Lajcak që t’i ballafaqojë Kurtin e Vuçiqin para pushimeve të verës po del të jetë mision i vështirë edhe pse në Beograd, të enjten, pas reagimit të vrullshëm të Vuçiq, rikonfirmuan se dialogu do të vazhdojë.
Qeveria e Kosovës, më 29 qershor, miratoi vendimin për mundësitë e riregjistrimit të veturave me targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me targa RKS. Një ditë më herët, para se të marrë vendim, në Zyrë Kurti
Poashtu, qeveria miratoi udhëzimin që të gjithë personat me dokumente të lëshuara nga Serbia, për të hyrë në Kosovë duhet të pajisen me fletë-deklarim që i zëvendëson ato dokumente.
Një ditë më herët, para se të marrë vendim, në Zyrë Kurti i shkuan 5 diplomatët e vendeve kryesore të akredituar në Kosovë.
Pikërisht ky takim u komentu si diçka me sherr nga ana e Vuçiq, i cili tha se Kurti e ka bekimin e tyre për këto vendime.
(Kosova Sot Online)
