Nga vera në “dimër”, ulje drastike e temperaturave duke filluar nga data 8 korrik

  • G.G /
  • 02 July 2022 - 15:23
Nga vera në “dimër”, ulje drastike e temperaturave duke filluar nga data 8 korrik

Masat e nxehta me origjinë nga Afrika veriore po vazhdojnë të mbretërojnë ende te ne, duke sjellur mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë.

Megjithatë, për shkak që ende kemi kushte të paqëndrueshme atmoferike, kryesisht orët e pasditës dhe mbrëmjes, pritet të karakterizohen me rrebeshe lokale shiu, breshër e shkarkesa rrufesh.

Pra, në zona të caktuara do të jenë në formën e shtrëngatave të fuqishme.

Këto kushte me temperatura të larta dhe në zona të caktuara me reshje atmoferike, do të vazhdojnë të jenë të pranishme deri të Enjten, por të Mërkurën, parashihet të ketë intensifikim në aspektin e reshjeve në shkallë vendi, për të cilat do të informoheni me kohë.

Deri atëherë, temperaturat do të vazhdojnë të mbesin të larta, me maksimale deri në 35-36°C, ndërsa nga dita e Mërkurë parashihet të pësojnë një ulje të lehtë, rreth vlerave 30°C, shkruan meteokosova.

Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e Premte, po parashikohet të depërtojë një masë e fuqishme dhe e ftohtë ajrore, duke sjellur intensifikim të reshjeve dhe ulje të theksueshme të temperaturave, nën vlerat 20°C.

Nga kjo masë e fuqishme ajrore, do të ketë ndikim në pjesën më të madhe të Evropës, duke përfshirë vendin tonë, rajonin, madje parashihet të arrijë edhe deri në Afrikën veriore.

Meqenësë është ende herët, nuk dihet saktësisht se si do të karakterizohet në aspektin e reshjeve. Po ashtu, kjo masë e ftohtë mund të dobësohet paksa apo edhe të fuqizohet, varësisht nga bërthama e saj.

Një gjë është pothuajse e sigurt që moti do të freskohet për të pakten 10°C në të dyja vlerat ekstremale ditore. Kështu, duke sjellur lehtësim nga “pushteti” i të nxehtit afrikan.

Për çdo ndryshim eventual, ju ftojmë t’i ndiqni informatat tona ditore në platformën më të saktë meteorologjike në Republikën e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)