
Lexoni edhe:
Vettingu po vjen me mbështetjen e Amerikës, Britanisë e Gjermanisë, për ta pastruar drejtësinë e korruptuar dhe ndikuar nga politika e inkriminuar!
Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje para mesnatës në Veternik.
Sipas Policisë, një person derisa ka qenë duke vozitur me veturë, ka goditur një person i cili po lëvizte me motoçikletë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Veternik,Prishtinë 03.07.2022-23:46. Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoqkletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)