Papa Françesku flet për zërat se është më kancer: Jam ende gjallë…

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 17:03
Papa Françesku flet për zërat se është më kancer: Jam ende gjallë…

“Jam ende gjallë…” Teksa ecën më shkop në dhomën e pritjes së rezidencës modeste të Santa Marias, ku ka jetuar që prej zgjedhjes në 2013-n, Papa Francesku i përgjigjet me humor shqetësimeve mbi shëndetin e tij. Në një intervistë të rrallë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ai foli për problemet në gju dhe mohoi pretendimet se është me kancer, duke thënë me shaka se mjekët nuk i kishin thënë gjë për këtë.

“Nuk më kanë thënë asgjë. Nuk ma kanë thënë. Ata më shpjeguan mirë çdo gjë, por jo, nuk kam kancer. Është një thashethem oborri. Shpirti i oborrit është ende këtu në Vatikan…nëse e mendon, Vatikani është oborri i fundit europian i një monarkie absolute”.

Papa qeshi edhe me zërat se kishte planifikuar të dorëhiqej në të ardhmen e afërt duke thënë se një mendimi tillë nuk i kishte kaluar kurrë nëpër mend. E megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që diçka e tillë të ndodhte një ditë nëse, gjendja shëndetësore do t’ia pamundësonte punën.

Në media kanë qarkulluar zërat se takimet e planifikuara të kardinalëve botërore për të diskutuar një kushtetutë të re të Vatikanit, një ceremoni për prezantimin e kardinalëve të rinj dhe një vizitë në qytetin italian të Aquilas ku u dorëhoq Papa Celestine i 5 në vitin 1294-n,mund të paraprijnë njoftimin e Françeskut për të hequr dorë nga Papati.

“Për momentin jo. Me të vërtetë. Nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Por do të vijë koha kur të shoh se nuk mund ta bëj dot më. Shembulli i Papa Françeskut ishte diçka e mirë për Kishën. Ai u tha Papëve të ndalen në kohë. Ai është i mrekullueshëm”.

Në intervistën 90-minutëshe, kreu i Selisë së Shenjtë tha se respektonte vendimin e Gjykatës së Lartë amerikane që u hoqi grave të drejtën e abortit, por tha se nuk kishte informacione të mjaftueshme për të folur nga pikëpamje juridike.

Ai përsëriti qëndrimin kundër kësaj procedure duke e krahasuar me “punësimin e një vrasësi me pagesë”.

Papa foli edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se shpresonte të vizitonte së shpejti Kievin  dhe Moskën. Deri më tani asnjë Papë nuk e ka vizituar kryeqytetin rus. 

(Kosova Sot Online)