Kosovari që kujdeset për 1600 dele: Delet janë jeta ime

  • A.P /
  • 10 July 2022 - 14:20
Kosovari që kujdeset për 1600 dele: Delet janë jeta ime

Pas kullotjes që bëjnë, ky vend me hije i bashkon delet bashkë me pronarin e tyre.

Kujdesin dhe kohën që Naim Gojnovci ia kushton deleve, bënë që shoqëria me to të jetë e ngushtë.

Familja Gojnovci nga Lismiri i Fushë Kosovës, kultivimin e deleve e ka të trashëguar me breza.

Gojnovci thotë se përfitimet prej tyre nuk janë të mëdha, por shton se këtë punë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër.

Kullosja e tyre afër fushave të Obiliqit, ku edhe prodhohet rryma, nuk paraqet ndonjë pengesë për të.

Përveç kujdesit të Gojnovcit, delet kanë edhe tre mbikëqyrës të tjerë.

53-vjeçari pret që në të ardhmen ta rrisë edhe më shumë numrin e tyre.

(Kosova Sot Online)