Zogiani: Kur të dojë Nuredin Lushtaku le të del në protestë

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 21:29
Zogiani: Kur të dojë Nuredin Lushtaku le të del në protestë

Avni Zogiani, ka thënë se protestat e dhunshme të VV-së në të kaluarën nuk janë të njëjta me sulmet ndaj policisë që bëhen për shkak të vendosjes së një gjobe.

Teksa po komentohej hedhja e gjësendeve nga ana e zyrtarëve të VV-së ndaj policëve nëpër protesta në të kaluarën, Zogiani ka thënë se kjo nuk mund të krahasohet me incidentin ku ishte i përfshirë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku.  

“Kur të dojë le të del Lushtaku e të bëjë protestë të dhunshme ndaj Zajednicës. Jo policit. Tash ta gjykojmë ndryshe këtë muhabet. Mendoj se protestat shumë lehtë mund të shndërrohen në dhunë. Nuk ka qenë qëllimi i protestës dhuna. Por mundet me ndodhë”, tha ai.  

“Ndryshe është të ketë qëllime politike. Mund të jenë edhe të gabuara. Por kur një incident me policinë ndodh për shkak se një grup mendon dhe ka një bindje se duhet të protestojë deri në fund për atë është situatë tjetër. E nëse dikush del e nuk dëshiron të lejon t’ia dënojë fëmiun. Është situatë krejt tjetër”, përfundoi Zogiani.

(Kosova Sot Online)