
Lexoni edhe:
A ka pasur probleme me Lushtakët, flet polici i lënduar Enver Smakiqi
1640 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtete e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2021.
Sipas Agjencisë Evropiane për Azil, kosovarët kanë një rënie të dukshme në krahasim me vitin 2019, ku kishin kërkuar azil 2945 qytetarë.
A ka pasur probleme me Lushtakët, flet polici i lënduar Enver SmakiqiLexoni edhe:
Nga Ballkani perëndimor prinë Shqipëria, me 8920 qytetarë që kërkuan azil në vendet e BE-së, nga 17.295 sa kishin kërkuar dy vite më parë.
Mali i zi qëndron më mirë në këtë aspekt, në vitin 2019 kërkuan azil 240 qytetarë derisa dy vite më vonë 260 qytetarë.
Azilkërkues nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova thuajse nuk kanë fare shansi për azil në vendet e BE-së.
Shtetet e BE-së e në veçanti Gjermania në fund të vitit 2015 i klasifikoi shtetet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta origjine” – pra, si shtete, ku nuk ka përndjekje politike.
Azilkërkuesit e dëbuar me prejardhje nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë të drejtë të shkelin hapësirën Shengen për një periudhë dy deri në pesë vjeçare.
(Kosova Sot Online)