Kështu do jenë temperaturat në dy ditët në vazhdim

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 16:45
Kështu do jenë temperaturat në dy ditët në vazhdim

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Ndërsa, dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot Online)