Berisha: Rama do largohet nga pushteti, nuk ka asnjë diskutim!

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 17:15
Berisha: Rama do largohet nga pushteti, nuk ka asnjë diskutim!

Çfarë pret Sali Berisha nga protesta e 7 korrikut?

Kryetari i PD, Sali Berisha  u shpreh se largimi i Edi Ramës nga pushteti do të ndodhë, pasi keqqeverisja e tij ka tejkaluar çdo limit. 

"Sali Berisha dhe të gjithë demokratët dhe populli opozitar, shoqëria civile inaugurojnë fillimin e ndryshimit të madh. Inaugurojnë një stinë të nxehtë e cila mbyllet me fitoren e tyre. Rezultati do të jetë absolut, largimi i Edi Ramës nga pushteti, kjo nuk ka asnjë diskutim. Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë pak më i ngadaltë, por largimi është i sigurt dhe i pashmangshëm. Edi Rama do të marrë fatin që meriton. Edi Rama ka tejkaluar në abuzimet e tij çdo lloj kufiri dhe limiti", u shpreh Berisha. 

(Kosova Sot Online)