Therje me thikë në një lokal në Prishtinë

  • A.P /
  • 05 July 2022 - 21:40
Therje me thikë në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00 ka ndodhur një therje me thikë në një lokal në Prishtinë.

Policia njoftoi se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i lënduari është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Rreth orës 14:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në një lokal në lagjen e spitalit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e   para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor”.

(Kosova Sot Online)