Kadaj-Bujupi për konsullin e shkarkuar: Ishte arbitrare

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 21:15
Kadaj-Bujupi për konsullin e shkarkuar: Ishte arbitrare

Donika Kadaj Bujupi ka komentuar shkarkimin e konsullit të Kosovës në Nju Jork, Lulzim Krasniqi, nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre të siguruar nga media  ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork. Siç shkruan në letrën e tij Krasniqi, lajmi për shkarkim i ka shkuar përmes një e-maili të dërguar nga zv.sekretari i MPJD-së, Behar Isma

Bujupi në emision tha se e ka letrën e shkarkimit me vete dhe se ai shkarkim ka qenë tërësisht arbitrar.

“E kam këtu letrën përpara. Shkarkimi i konsullit është bërë pa asnjë paralajmërim. Në atë konsullatë ka punuar pra vetëm një person. Shkarkimi është bërë së pari në mënyrë banale i kanë thënë “prej nesër shkon në shtëpi”. Bukfalisht. Kështu i kanë thënë. Konsulli ka fituar punën në vitin 2011 në mënyrë të rregullt me anë të konkursit. Pra nuk po flasim për një militant apo punësim partiak”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)