
Bogaj:Albin shko në veri kape Radoicicin !

Gazetari dhe drejtori i Top Channel në Kosovë Alban Bogaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe ministrit të brendëshëm Xhelal Sveçla të shkojnë në veri të Kosovës dhe ta kapin kriminelin Milan Radoicic.
Bogaj edhe më parë ka folur për krimin e organizuar në veri të udhëhequr nga strukturat paralele serbe ne krye me Radoicicin.Këto banda bashkëpunojnë edhe me shqiptarë në jug të vendit dhe kontrabandojnë mallëra të ndryshme ku evazioni fiskal shkon në qindra miliona euro deklaronte z.Bogaj në një intervistë në Top News.
Ai pershkruante ngjarjen kur ne protestat e 20 shtatorit te vitit 2021 u bllokua në veri të Miteovicës nga strukturat paralele serbe dhe u legjitimua dhe malltretua për disa orë derisa po shkonte ti merrte gazetarët e Top Channel që ishin bllokuar në Jarinje. Bogaj tregoj se e kishte njoftuar shefin e policisë së Kosovës me një audio mesazh se ishin bllokuar por ky i fundit nuk e kishte marr mundin as ta kontaktonte fare gazetarin investigativ Alban Bogaj.
(Kosova Sot Online)