Sekuestrohen 615 litra vaj

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 15:51
Sekuestrohen 615 litra vaj

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që trasportonte mallra të kontrabanduara.

Siç njofton Dogana, në kuadër të planit operativ është zbuluar edhe një rast tjetër i kontabandimit të 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)