Dorëheqja e Johnson: Trishtim në Ukrainë, gëzim në Rusi
Dorëheqja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, është pritur ndryshe nga Rusia e ndryshe nga Ukraina. Për një gjë të tillë, në Rusi pati gëzim e në Ukrainë trishtimë, kjo për shkak të mbështjes së madhe që Ukraina gëzonte nga kreu i Britanisë.
Johnson u përshkrua si “lideri më aktiv antirus”, derisa zëdhënësi i Kremlinit tha se atij nuk i pëlqejnë ata e as atyre nuk u pëlqen ai.
Një reagim tjetër erdhi edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme rusë, Maria Zakharova.
“Morali i historisë – mos kërkoni të shkatërroni Rusinë. Rusia nuk mund të shkatërrohet. Ju mund t’i thyeni dhëmbët mbi të, dhe më pas t’i mbytni”, shkroi Zakharova në Telegram.
Ndërsa, ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev tha se “miqtë më të mirë të Ukrainës po largohen. Ne presim lajme nga Gjermania, Polonia dhe shtetet baltike”.
Në një intervistë me CNN menjëherë pas dorëheqjes së Johnson, Zelenskiy e quajti atë “një mik të vërtetë të Ukrainës” dhe shtoi se ai ishte i bindur se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë së shpejti.
Një këshilltar i presidentit, i cili në kushte anonimiteti tha: “Ne besojmë se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një aleat i rëndësishëm, por sigurisht që jemi të trishtuar. Kishte një lidhje të vërtetë personale mes dy liderëve.”
Mikhail Podolyak, një këshilltar tjetër i presidentit ukrainas përmes një videoje falënderoi Johnsonin që “kuptoi kërcënimin e federatës ruse dhe se gjithmonë ka qenë në ballë për ta mbështetur Ukrainën”.
(Kosova Sot Online)
