AKP ka nxjerrë në shitje toka e lokale atraktive

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 14:51
AKP ka nxjerrë në shitje toka e lokale atraktive

Agjencia Kosovare e Privatizimit me datë 24 qershor 2022 ka shpallur Shitjen e 56 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim, përmes të cilës ofron për shitje 19 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Republikës së Kosovës. Lista e aseteve të përfshira përmban lokale afariste dhe shitore në Prizren, Dragash, në Lipjan, Mitrovicë dhe në Gllogoc, pastaj toka disa hektarëshe në komunë të Klinës dhe Istogut.

Të gjitha këto 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Listën e plotë të aseteve të përfshira në këtë shitje mund t’i gjeni në https://www.pak-ks.org/Likuidimi 56

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.56 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 13 korrik 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për dorëzimin e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilën njësi. Hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090
e-mail: [email protected] / [email protected]
www.pak-ks.org

(Kosova Sot Online)