
Aksidenti i rëndë në Vranidoll, 3 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:50 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Rreth orës 13:50, poashtu është raportuar për një aksident trafiku në Vranidoll, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme”, tha Hoxha.
(Kosova Sot Online)