Kryeqyteti përmbytet nga droga dhe përdoruesit

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 20:53
Kryeqyteti përmbytet nga droga dhe përdoruesit

Në kryeqytet nuk është asesi e vështirë të gjesh doza droge. Nëse kërkon hashash, atë e siguron për pesë mijë lekë, duke nisur nga hyrja në kryeqytet në zonën e Kombinatit, në atë që quhet si Qyteti i Nxënësve, për të vazhduar më tej në një zonë krejtësisht informale dhe që pak nga pak po kthehet në geto, ajo e Astirit.

Harta e trëgtimit në sasira të vogla të hashashit që shitet në rrugë, por edhe të kokainës, e cila ofrohet në lokale, është krejt e padukshme për policinë. Një tjetër zonë problematike dhe shqetësuese, është zona e Laprakës, e kthyer jo vetëm në vendin e hashashit dhe të kokainës, por gjithashtu edhe në zonën ku ka më tepër përdorues dhe shpërndarës heroinë.

(Kosova Sot Online)