Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Vlorë. Sipas raportimeve ka shpërthyer një bombol gazi.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)
