PD: Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 21:08
PD: Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim

Partia Demokratike ka akuzuar Edi Ramën se e ka futur veten në mjerim.

’Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim’, u shpreh gjatë një deklarate nga selia blu, deputetja Sorina Koti.

Duke komentuar raportin e ‘Doing Business’ për Shqipërinë, deputetja demokrate, Sorina Koti është shprehur se nën qeverisjen e Edi Ramës, vendi ynë ka zbritur pikë.

Deklarata e PD-së, deputetja Sorina Koti:

 ‘Doing Businness’, në raportin për vitin 2022, jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri.

Realizuar nga FIA, Shoqata e Investitorëve të Huaj, raporti e zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve.

Shumë më e zymtë gjendja paraqitet sa i takon gjyqësorit. Por, as transparenca e qeverisë nuk është më mirë.

Secili tregues shënon 33 dhe 34 pikë, përkatësisht.

Raporti nuk harron pa shprehur shqetësime dhe për monopolet, ato të cilat Partia Demokratike i denoncon me një emër tjetër, oligarkët.

Investitorët e huaj theksojnë një tjetër pikë shqetësuese: mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit.

Situata e klimës së biznesit, edhe pse ka një rritje me 1 pikë nga vitit 2019, është ende ekstremisht e pafavorshme, sepse shënon 40 pikë nga 100 të mundshme.

Edhe pritshmëritë e investitorëve të huaj për klimën e biznesit janë të ulta, me një rënie prej 1 pike, pra 44 pikë.

Ata tregues ku ka patur një rritje të lehtë me vetëm 1 pikë, sipas raportit, kanë të bëjnë me çlirimin psikologjik që ka sjellë dalja nga pandemia.

Treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

Fakti që këta tregues përputhen me paralajmërimet e Partisë Demokratike nuk na gëzon aspak. Ajo që ne theksojmë është se, kur Shqipëria është në rrezik, duhet larguar rreziku, jo të largohet populli nga vendi.

(Kosova Sot Online)