Për mbledhjen e dy qeverive, u shpenzuan afër 18 mijë euro

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 20:44
Për mbledhjen e dy qeverive, u shpenzuan afër 18 mijë euro

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë është mbajtur më 20 qershor në hotelin “Garden” në Prishtinë. 

Ky hotel menaxhohet nga një përkrahës i “flakët” i kryeministrit Albin Kurti.

Albin Kurti e Edi Rama takimin dhe dreken e fundit të përbashkët e kanë shijuar në Prishtinë, në hotelin “Graden”, ku edhe është mbajtur mbledhja e dy qeverive në muajin qershor.

Por, duket se jo rastësisht kjo mbledhje ishte mbajtur në këtë hotel.

Ky hotel është në bashkëpronësi të Shkëlzen Shalës, i cili nga postimet në rrjetet sociale vërehet se është një përkrahës i madh kryeministrit Albin Kurti.

Në këtë mbledhje të përbashkët me sallë tepër të ngushtë u morën disa vendime. 

Por, sa i kushtoi ky takim i dy qeverive buxhetit të Kosovës?

Demokracia.com përmes një kërkese zyrtare ka siguruar shpenzimet e bëra nga Qeveria Kurti.

Salla për mbledhjen dhe dreka zyrtare ka kushtuar në total 9 mijë e 482 euro.

Furnizimi me lule ka kushtuar 875 euro.

Eventi-bina, banerë, tepison, folderë e fletore, 6 mijë e 835 euro.

Pajisjet e zërimit, 500 euro.

Ndërsa, shuma totale e shpenzuar është 17 mijë e 692 euro.

Image

(Kosova Sot Online)