Gold AG sërish në Hagë, tregon se kë e vizitoi
Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, sot ka udhëtuar për në Hagë, ku është takuar me ish-eprorët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Nasim Haradinaj.
Gold Ag ka publikuar dy fotografi prej Hagës dhe ka thënë se takimi me Haradinajn ka zgjatur për katër orë.
“Të fala të gjithëve andej ishte fjala e secilit pasi u ndamë. Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
