Në Ferizaj një kamion kaplohet nga flakët
Një kamion ka marrë flakë para pak minutash në autostradën “Arbën Xhaferi” Ferizaj.
Media ka siguruar disa pamje ku shihet pjesa e pasme e kamionit e përfshirë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit si dhe Policia e Kosovës.
Ende nuk dihet nëse kamioni ka marrë flakë si pasojë e ndonjë aksidenti apo nga temperaturat e larta.
Si pasojë e zjarrit është janë krijuar kolona të gjata në këtë segment rrugor.
(Kosova Sot Online)
