Në vend se me pasaportë, shqiptari identifikohet me foton nga celulari

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 19:19
Në vend se me pasaportë, shqiptari identifikohet me foton nga celulari

Një 26-vjeçar shqiptar u identifikua në një kontroll të policisë federale më 11 korrik 2022 vetëm përmes fotos në celular të pasaportës së tij dhe u dënua për punësim të paligjshëm.

Rreth orës 19:45 ai është gjetur në qytetin Bautzen, ku kishte marrë një makinë me qira. Shqiptari i ri nuk kishte pasaportë me vete dhe u tregonte policëve vetëm fotot nga celulari.

Përveç kësaj, ai ishte i kërkuar nga prokuroria publike në Neuruppin për shkelje të ligjit të qëndrimit dhe për këtë duhej të konfiskohej pasaporta e tij, shkruan polizeipresse.de.

Gjithashtu, u konstatua se ai kishte punuar më parë në kantiere në Gjermani pa vizë apo leje pune.

26-vjeçari u dërgua në paraburgim. Ai duhet të përgjigjet për shkeljen e ligjit të vendbanimit. Hetimet për punësim të paautorizuar janë duke vazhduar. Do të shqyrtohen masat për përfundimin e qëndrimit.

(Kosova Sot Online)