
Çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
Ngjarjet e datës 19 korrik 2022:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon tryezën e dytë të sportit. (Hotel Emerald, ora 9:30)
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës dhe me drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Grupi Parlamentar i AAK-së zhvillon takim me Zyrën e Rregullatorit për Energji për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me krizën energjetike në vend. (Zyrat e ZRRE-së, ora 10:00)
– Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës prezanton raportin hulumtues të realizuar “Keqinformimi, dezinformimi dhe lajmet e rreme në mediat online në Kosovë”. (Restoran ”Rings”, ora 11:00)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së, nga radhët e komunitetit shqiptar shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës mbajn konferencë për media në të cilën paraqet konkluzat e tryezës së sportit. (Hotel Emerald, ora 16:30)
– Instituti për Art dhe Kulturë Epifani organizon hapjen e ekspozitës “NSK Territory Prishtina”, bashkëpunim në mesë IRËIN dhe Fatmir Mustafa Karllo. (On Top Residency në Butofc, ora 18:00)
(Kosova Sot Online)