
Rama: Shqipëria ulet në tryezën e madhe të Europës së bashkuar

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë që shënon nisjen e bisedimeve zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.
Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe sot procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Një reagim para kësaj dite të madhe ka bërë kryeministri Edi Rama.
Rama: Mirëmëngjes ? me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj
(Kosova Sot Online)