Krasniqi e uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 11:02
Krasniqi e uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka uruar Shqipërinë për nisjen e negociatave për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

Përmes një postimi në Facebook, të martën ka shprehur shpresë që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.

Ai po ashtu tha se Shqipëria e ka merituar këtë hap drejt Bashkimit Evropian. 

(Kosova Sot Online)