iPhone i shpëton jetën ushtarit ukrainas, e parandalon plumbin

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 13:38
iPhone i shpëton jetën ushtarit ukrainas, e parandalon plumbin

Telefoni i tij e ka shpëtuar një ushtar ukrainas nga lëndimet që mund t’i kishte shkaktuar një plumb.

Ai u bë shkak që t’ia ndalë hovin plumbit dhe të mos i depërtojë në trup atij.

Videon e gjendjes së iPhone e ka shpërndarë faqja zyrtare e Mbrojtjes në Ukrainë, duke thënë se ai po i ndihmon ushtarët në detyrën e tyre

“iPhone ka 100 karakteristika që mund t’i ndihmojnë ushtarët tanë të mbrojnë në mënyrë efektive tokën tonë. Në fakt, 101 karakteristikë”.

(Kosova Sot Online)